Mancini: Italia dhe Portugalia luajnë në finale

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Italia do ta eliminojë Gjermaninë dhe do të arrijë në finale të Euro 2012.Po ashtu, strategu italian ka thënë se edhe Portugalia do ta eliminojë Spanjën dhe do të kualifikohet në finale.

Për më shumë, ai e ka krahasuar Kampionatin Evropian me Ligën e Kampionëve duke thënë se favoritët (Gjermania dhe Spanja) do të eliminohen ngjashëm sikurse u eliminuan Barcelona dhe Real Madridi nga Chelsea dhe Bayern Munichu.

“Finalja do të jetë në mes të Italisë dhe Portugalisë”.

“Do të jetë sikurse ndodhi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ku favoritët Barcelona dhe Real Madrid humbën në katërshen e fundit”, ka thënë Mancini për Radio RAI./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button