Një delegacion i lartë i ARM-së viziton Shqipërinë
Një delegacion i lartë i Armatës së Maqedonisë prej sot po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri.
Delegacioni ushtarak i udhëhequr nga kryeshefi i armatës, gjeneral-major Goranco Koteski do të vizitojnë dhe do të priten nga shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare.
Në këtë takim do të bisedohet për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ushtarak, kontributit dhe projekteve të përbashkëta në frymën e bashkëpunimit rajonal.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni i lartë ushtarak nga Shkupi do të takohet edhe ministrin e mbrojtjes të Shqipërisë, Arben Imami.