Yjet mund të krijohen edhe në tokë?

Ndoshta njeriu nuk do të arrijë kurrë t’i afrohet një ylli dhe aq më tepër ta prekë atë, por shkenca po tregon që ajo mund ta krijojë atë në kushte laboratorike, me ndihmën e një makine të fuqishme me rreze X.

Gjithçka mund të realizohet falë një makine, që quhet “Linac Light Source”, e cila është makina më e fuqishme me rreze X e krijuar nga njeriu.

Kjo shpikje bazohet në intuitën e disa shkencëtarëve kalifornianë, që për të krijuar një shirit-laser në gjendje për të fotografuar bërthamën e proceseve molekulare, kanë krijuar një makinë-laser me elektrone të lira, në gjendje për të lëshuar rreze X. Kjo mrekulli mund të kontribuojë për të rikrijuar atë material të pranishëm vetëm në zemrën e yjeve dhe të planetëve gjigantë si Jupiteri.

Për të dalë në këtë përfundim, shkencëtarët e Departamentit Amerikan të Energjisë kanë shndërruar falë bombardimit me rreze X, një kub alumini (anët e të cilit ishin të gjatë 1/1000 e centimetrit), në një top plazmë me temperaturë prej dy milionë gradë celsius, apo 3.6 milionë gradë Fahrenheit, temperaturë më e lartë se ajo e kurorës diellore.

E gjitha ndodhi brenda një trilion të mijtave të sekondës. Sigurisht jemi ende larg arritjes së temperaturës së bërthamës diellore, që është 13,9 milionë gradë celsius, por kjo procedurë, siç siguron shefi i ekipit kërkues Sam Vinko, do të ndihmojë shkencëtarët për të kuptuar sesi punojnë yjet.

Për më tepër mund të ndihmojë në perspektivë në prodhimin mbi tokë të fuzionit bërthamor, që për momentin është thuajse i papërsëritshëm me makineritë dhe teknologjinë në dispozicion./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button