Përfundoi edhe revizioni i tretë për “Përkthimi i 1050 titujve”, MASH: Nuk guxojmë t’i publikojmë të dhënat

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përfunduar  revizionin e brendshëm për furnizimin e 50 titujve të botuara në fazën e tretë të projektit “Përkthimi i 1050 librave dhe titujve shkencor nga universitetet prestigjioze”, por për shkak se nuk kanë kompetencë, nuk guxojnë t’i publikojnë të dhënat për parregullsitë eventuale, transmeton Portalb.mk. Ky është revizioni i tretë për projektin që zgjati dhjetë vite.

Në hulumtimin që e realizoi Portalb.mk, ish ministrja Renata Deskoska deklaroi se për projektin “Përkthimi i 1050 librave dhe titujve” është duke realizuar revizion i brendshëm, i cili sipas MASH në krye me Arbër Ademin tashmë ka përfunduar, por për shkak se nuk kanë kompetencë, nuk guxojnë të publikojnë të dhënat e tij.

Nga MASH thanë se nëse konstatohen parregullsi, ato do të procesuohen nga organet shtetërore për veprim të mëtejmë.

“Sa i takon informatës për realizimin e revizionit të brendshëm të projektit, informojmë se procedura ka përfunduar dhe e njëjta ka të bëjë me 50 titujt të cilat u financuan si vazhdimësi e projektit për furnizim të 1000 titujve. Shërbimet në MASH, të cilët kanë realizuar revizionin e brendshëm, nuk kanë kompetencë, dhe ne si Ministri nuk guxojmë t’i publikojmë informacionet dhe rekomandimet e parregullsive eventuale, të cilat nëse konstatohen, procesuohen deri te organet shtetërore dhe shërbimet për veprim të mëtejmë”, thonë për Portalb.mk nga MASH.

Ky revizion do të jetë i treti që realizohet për pojektin që zgjati dhjetë vite. Revizionet e vitit 2010 dhe 2016 thanë se MASH ka shkelur dispozitat ligjore si: sigurim i konkurrencës, trajtim i barabartë i konkurruesve, jo-diskriminim, transparencë, shfrytëzim racional dhe efikas i mjeteve si dhe shpërndarjen e mjeteve në bazë të marrëveshjes për furnizime publike.

MASH: Kemi marrë parasysh vërejtjet e raportit të vitit 2016

Nga MASH kanë marrë parasysh vërejtjet e raportit të revizionit të vitit 2016, ku kërkohet nënshkrim të marrëveshjeve për pranim- dorëzim të librave nga përdoruesit e titujve të përkthyer – institucionet e arsimit të lartë.

“Për projektin në fjalë ka pasur vërejtje nga Enti Shtetëror për Revizion, të theksuara në raportin e vitit 2016 dhe atë në pjesën e shitjes së librave deri te përdoruesit, respektivisht deri te universitetet, se me të njëjtët nuk është nënshkruar marrëveshje për dorëzim. Informojë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë është duke vepruar pas rekomandimeve të dhëna – janë nënshkruar marrëveshje për dhënie të shfrytëzimit të përhershëm të mjeteve me institucionet e arsimit të lartë”, thanë nga MASH.

Përndryshe, sipas të dhënave të Portalb.mk, nga projekti i Qeverisë së Maqedonisë, “Përkthimi i 1050 titujve”, që u realizua gjatë periudhës kohore 2008 – 2017, janë botuar 770 tituj në tirazh prej 1000 kopjeve (770.000 libra) dhe për të janë harxhuar 19 milionë euro.

Çfarë e karakterizoi projektin?

Shumica e librave janë të papërdorshëm shkaku i përkthimit të keq dhe gabimeve të shumta. Dhjetëra mijëra libra qëndrojnë në magazinën e papastër me lagështi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Gostivar ndërsa mijëra të tjerë në kushte të njëjta në magazinat e Ministrisë së Kulturës në Shkup. Qindra titujve të tjerë nuk u dihet nami dhe nishani, nuk dihet çfarë është publikuar sepse nuk ka dokumentacion adekuat. Gjithashtu, ekziston dyshimi se ka shkelje të shumta të ligjit për furnizime publike.Tenderë kanë fituar edhe kompanitë që janë donatorë partiak.

Portalb.mk zbuloi se fillimisht është planifikuar vetëm një fazë për përkthimin e 500 titujve, por si kanë kaluar vitet, ashtu edhe është rritur numri i titujve për përkthim. 

Projekti, i cili dhe është emërtuar ndryshe përgjatë viteve, ka kaluar nëpër tre faza:

  • Faza e parë: kushton rreth 323.167.240 denarë (5.254.752 euro) , shuma mund të jetë më e madhe sepse mungon dokumentacioni tenderial për 280.000 libra
  • Faza e dytë: 678.411.405 denarë (10.984.656 euro)
  • Faza e tretë: 182.500.000 denarë (2.954.991 euro)
  • Gjithsejt tre faza: 1.184.078.640 denarë ose 19,172,284.89 euro 

Qeveria e Gruevskit ka harxhuar së paku 19 milionë euro për libra të papërdorshëm (PJESA I)

Qeveria e Gruevskit ka harxhuar së paku 19 milionë euro për libra të papërdorshëm (PJESA II)

Maqedoni, këto janë shtëpitë botuese që kanë marrë miliona për libra të papërdorshëm (HULUMTIM)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button