Çanak: Kufijtë e rinj nënkuptojnë luftëra të reja

Presidenti i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka thënë se kundërshton ashpër ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe ka vlerësuar se një gjë e tillë do të sillte luftëra të reja.

“Kujtojmë se kufijtë ndërrohen vetëm me luftë dhe për këtë nuk besojmë në tregimin e shkëmbimit të dakorduar të territorit dhe ndryshimit paqësor të kufijve. Edhe në luftërat e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar na kanë bindur për ‘zhvendosje njerëzore të popullsisë’, dhe e dimë se ka përfunduar me tragjedi për miliona njerëz të këtij rajoni. Edhe më pak besojmë në tregimin për ‘korrigjim të kufijve’, sepse çdo shkëmbim i territorit nënkupton edhe shkëmbim të popullsisë dhe spastrim të ri etnik”, ka thënë Çanak në një deklaratë për media, transmeton Koha.net.

Ai u ka bërë thirrje politikanëve në Prishtinë dhe Beograd që të mos mendojnë për kategoritë territoriale dhe të përkushtohen ndaj përmirësimit të jetëve të njerëzve dhe përmirësimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, sepse me një qasje të tillë relativizojnë rëndësinë e kufijve që duhet të jenë të hapur.

“Kujtojmë se në luftërat e viteve të ’90-ta, lumenjtë kanë rrjedhur gjak, janë vrarë 130 mijë njerëz, dhjetëra mijëra janë përdhunuar, ndërsa miliona tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, dhe asnjë kufi nuk ka ndryshuar. Është iluzion të mendosh se jetët e njerëzve të thjeshtë do të përmirësoheshin nëse veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës do të ndryshonin kornizën shtetërore”, shtoi Çanak.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë pashmangshëm do të çonte deri tek legjitimimi i modelit të gabuar të rrumbullakimit etnik të shteteve.

“Me këtë parim, rajoni ynë ka zhvilluar luftëra”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se do të kishte “domino efekt” edhe vende tjera ballkanike

Ka shtuar se LSV mbështet vazhdimin e dialogut në Bruksel sepse mendon se duhet të gjendet zgjidhje kompromisi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button