8 simptoma të menopauzës që është mirë t’i mësoni që të reja

Përgjithësisht një grua fillon të përjetojë simptomat e para të menopauzës në moshën 48 vjeç. Kjo fazë fillon me mungesën e ciklit menstrual për një vit. Gjatë kësaj periudhe gratë përjetojnë disa simptoma të pakëndshme, që lidhen me ndryshimet hormonale në trup, njofton revista Class.

Ja cilat janë disa simptomat e para që paralajmërojnë për fillimin e menopauzës.

Luhatje të humorit

Gjatë menopauzës gratë kanë luhatje të humorit, pa asnjë arsye. Me kalimin e kohës luhatjet fillojnë të zbehen së bashku me ndryshimet psikologjike.

Afshe të nxehta

Afshet e nxehta, sidomos gjatë natës, janë një nga simptomat më të zakonshme gjatë menopauzës. Në fazën e fundit të menopauzës këto simptoma përjetohen nga 52.6% e grave. Për t’i lehtësuar këto simptoma, duhet të kufizoni konsumimin ushqimeve pikante, erëzave dhe alkoolit. Dhe, nëse jeni duhanpirëse, duhet të hiqni dorë prej këtij vesi të keq.

Vështirësi për të fjetur

Problemet me gjumin janë një nga ankesat më të zakonshme të grave në menopauzë. Këto probleme shfaqen në faza të ndryshme të menopauzës, ku vijnë si pasojë e depresionit dhe afshet e nxehta. Me zgjidhjen e këtyre problemeve, edhe gjumi rikthehet në normalitet.

Depresion

Menopauza është një pjesë normale e jetës dhe shumë gra e përjetojnë atë njësoj. Megjithatë, disa prej tyre e përjetojnë më keq sa i përket shëndetit fizik dhe psikologjik. Kjo rrit rrezikun që ato të zhvillojnë depresion.

Probleme me kujtesën

Studimet kanë treguar se shumë gra në fazën e menopauzës shfaqin probleme me kujtesës. Sidomos gratë që përjetojnë afshe të nxehta gjatë natës dhe shfaqin shenja të depresionit, janë më të rrezikuara në këtë pjesë.

Probleme vaskulare

Shkencëtarët nga Universiteti i Kolorados kanë zbuluan një lidhje mes simptomave të menopauzës dhe problemeve vaskulare. Kalimi i menopauzë është një periudhë e vështirë për gratë sa i përket shëndetit vaskular. Ato duhet të kujdesen për sistemin kardiovaskular gjatë kësaj kohe.

Dhimbje koke

Ndërkohë që gratë i afrohen menopauzës, ato përjetojnë dhimbje koke të shpeshta.

Stres

Luhatjet e niveleve të estrogjenit gjatë kalimit në menopautë rrisin ndjeshmërinë emocionale të grave, duke rritur rrezikun që të zhvillojnë stres psikogjik. Kur kjo ndjeshmëri kombinohet me stresorë psiko-social, gratë janë më të rrezikuara që të zhvillojnë simptoma të depresionit. Aktiviteti fizik, joga dhe meditimi mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre simptomave. Gazeta Shëndeti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button