Ancelotti: Balotelli vendimtar ndaj Anglisë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, mendon se Mario Balotelli është njeriu që mund ta bëjë dallimin në sfidën çerekfinale mes Italisë dhe Anglisë në kuadër të Euro 2012.
Sipas strategut italian, është përparësi për sulmuesin e Manchester Cityt fakti që i njeh mirë mbrojtësit anglezë.

“Italia ka nevojë për Balotellin tash. Ai mund të jetë lojtari vendimtar për Italinë dhe t’i ndihmojë skuadrës në fitimin e titullit të Evropës këtë verë”.

“Balotelli e njeh shumë mirë mbrojtjen angleze. Lescott është kolegu i tij te Manchester City. Ky duhet të jetë një avantazh psikologjik për të”.

“Po ashtu, ai është më i shpejtë se Lescott dhe John Terry së bashku”, ka thënë Ancelotti për A Bola./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button