Arben Taravari i hedh poshtë akuzat e BDI – Gostivar
Komuna e Gostivarit nuk mundëson ndërtime pa dokumentacionin e nevojshëm, thotë kryetari Arben Taravari në akuzat e degës së BDI-së se me aksionet për prishjen e objekteve pa leje, e mbulon të vërtetën dhe e stimulon krimin urbanistik dhe ndërtimin e objekteve të paligjshme.
“Për atë objekt ka procesverbal si dhe për disa të tjera të cilat shërbimet inspektuese kompetente i kanë bërë edhe për to udhëhiqet procedurë. Në Gostivar ka katër inxhinierë dhe gjashtë doktorë me mbiemër Taravari, a duhet t’u ndalohet të punojnë? Nëse ekziston lidhshmëri apo interes i përbashkët të firmave të familjarëve të mi dhe pushteti lokal duhet menjëherë të raportohen te institucionet kompetente”, tha Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
BDI Gostivar: Taravari me familjarët e tij ndërton shtëpi në teren sportiv