Shekerinska: 90 për qind e kohës në takimet e liderëve harxhohet në kërkesën për amnisti
Me përgjegjësi pohoj dhe kërkoj publikisht të më përgënjeshtrojnë se 90 për qind nga koha në takimet e liderëve është harxhuar në kërkesën e VMRO-DPMNE-së për amnisti, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në intervistë për televizionin Kanal 5.
Ajo sqaroi se kërkesa nuk ka qenë përmes aktit të amnistisë, por përmes ndryshimit të nenit 353 nga Kodi penal, i cili e defonon keqpërdorimin e detyrës zyrtare, e pastaj edhe një tentim i vogël që kjo të bëhet edhe përmes ndryshimit të Ligjit për financimin e partive politike, transmeton MIA.
“Interesin e vetëm të cilin e kanë pasur në atë tryezë ka qenë të ndryshohet Kodi penal që të bijnë në ujë akuzat kyçe ndaj njerëzve të parë të ish udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Ne thamë se me këtë nuk pajtohemi, dhe se nuk do të lejojmë që për shkak të referendumit të shantazhohemi me amnisti”, deklaroi Shekerinska.
Kur VMRO-DPMNE-ja duhej të vendos, vazhdoi ajo, nëse më tepër të mendojnë për shtetin ose për kreun e mëparshëm, ata e kanë zgjedhur të dytën.
“Presim që secili anëtar i Parlamentit të marrë vendim që është i mirë për shtetin. Neni 353, nuk kemi pse ta diskutojmë nëse VMRO-DPNE-ja nuk kërkonte amnisti. Lloji i tillë i shantazheve është i keq për VMRO-DPMNE-në, lloji i tillë i shantazheve është i keq për LSDM-në, por lloji i tillë i shantazheve është katastrofë për këtë shtet”, tha Shekerinska.
E pyetur për keqpërdorimin e helikopterit të armatës, Shelerinska tha se qytetarët kanë pritur ndryshim dhe ky ndryshim ekziston dhe shihet në atë që opinioni është shumë i zëshëm dhe kritik.
“Qytetarët parashtrojnë pyetje, gazetarët marrin përgjigje. Mendoj se ky ndryshim është absolutisht i mirë dhe tregon sa Maqedonia ka ndryshuar. Ne menjëherë e dhamë informacionin, i cili shpresoja se do ta ndërpriste përhapjen e lajmeve të rreme. Faktet janë këto. Maqedonia sot disa shteteve u siguron stërvitje të kadetëve të tyre në akademinë ushtarake, e vetëm Malit të Zi në Qendrën për stërvitje të pilotëve. Delegacioni shtetëror i Malit të Zi gjatë qëndrimit në Maqedoni, i vizitoi jo vetëm Krivollakun, por edhe Qendrën për stërvitje të pilotëve dhe ka shfrytëzuar aeroplan ushtarak edhe deri në Ohër. Fakt është se kjo është sjellje standarde”, tha Shekerinska.