Ambasada ruse në Tiranë apelon deri te mediat: Përmbahuni nga spekulimet

Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, në reagimin rreth idesë për ndryshim të kufijve të Kosovës, vlerëson se çështja me statusin e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë së KB-së.

Gjithashtu thuhet se Rusia insiston në realizimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të bisedimeve Beograd-Prishtinë dhe asnjëherë nuk do të tentohet prapa shpine të bisedohet për këtë çështje. Përveç asaj, potencon se nuk duhet të luhet me tendencën e rrezikshme që të lëkundën marrëdhëniet ruso-amerikane dhe të mos nxisin tensione në Ballkan.

“Të gjitha çështjet lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës duhet të zgjidhen në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë së KB-së. Në këtë kontekst, Beogradi dhe Prishtina u dakorduan për dialog direkt me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Rusia vazhdon ta përkrahë procesin e negociatave, insiston në realizimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut dhe asnjëherë nuk do të mundohet të bisedojë për këtë çështje prapa shpinës së palëve të përfshirë në dialog”, qëndron në reagimin e ambasadës ruse.

Ambasada i bën thirrje bashkësisë mediale shqiptare të përmbahet nga spekulimet flagrante për ekzistimin e marrëveshjeve të fshehta mes Moskës dhe Uashingtonit.

“Nuk duhet të luhet me tendencën shumë të rrezikshme për lëkundjen e marrëdhënieve ruse-amerikane, nga gjendja e së cilës, në masë të madhe, varet siguria ndërkombëtare, si dhe të mos nxisin tensione në rajon, siç është Ballkani”, porosit ambasada ruse në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button