Messi, mirnjohës gjithmonë Barcelonës, ndërsa në Euro 2012 preferon Spanjën

Është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe për këtë fakt falenderon Barcelonën. Lionel Messi në një intervistë për një televizon spanjoll tha se klubi katalanas bëri realitet ëndrrën e tij për të qënë një futbollist profesionsit.

Ylli argjentinas, i cili iu bashkua Barcelonës në moshën 13-vjecare, ka fituar 3 herë trofeun e “Topit të Artë” që kur bëri debutimin e tij në vitin 2004 me ekipin spanjoll. Messi pohoi se gjithmonë kishte dashur të luante futboll dhe për të aryse theksoi rëndësinë e Barcelonës për realizimin e dëshirës së tij.

“Që kur isha 4 vjec, ëndërroja të bëhesha një futbollist. Gjithmonë luaja me top dhe kjo ishte dëshira ime e vetme. Nuk mendoja për asgjë tjetër.

Nëse nuk do të isha bërë futbollist nuk e di cfarë profesioni do të kisha sot. Nuk di cfarë Barcelona pa tek unë, por do t’i jem mirnjohës gjithmonë për atë cka bënë dhe vazhdojnë të bëjnë. Asaj kohe përdorja ilace shumë të kushtueshme dhe ata mbuluan të gjitha shpenzimet e mija dhe gjithashtu me dhënë mundësinë për të luajtur. Kjo ishte një gjë e bukur pasi ata me lejuan të bëja ëndërrën time realitet”.

Messi dha dhe disa këshilla për lojtarët e rinj duke pohuar se të njëjtat fjalë dëgjonte dhe nga prindërit e tij kur ishte i vogël.

“Kur isha fëmijë nuk më pëlqente të studioja shumë por prindërit e mi insistonin pasi shkolla është dicka e rëndësishme. Tani e kuptoj që kanë patur të drejtë, pasi asnjëherë nuk i dihet se cfarë ndodh në futboll. Cdo fëmijë dëshrion të luajë në Primiera Division por jo cdokush mund ta bëjë këtë gjë, për këtë arsye studimi është i rëndësishëm”.

Lionel Messi, sulmuesi argjentinas që prej vitesh po magjeps Evropën me futbollin e tij spektakolar, po shijon pushimet në Amerikën e Jugut, duke u shkëputur nga futbolli i luajtur, ndërsa ka dhënë edhe një mendim të tijin për Euro 2012.

“E pranoj që nuk po e ndjek shumë evropianin dhe nuk preferoj asnjë skuadër. Gjithsesi do të dëshiroja që Spanja të fitonte sepse në përbërje ka shumë shokë të Barcelonës”, pohon tre herë fituesi i Topit të Artë. Në vijim të intervistës, Messi nuk preferoi të komentonte sulmin në distancë të Cristiano Ronaldos, i cili tha se argjentinasi dështoi në Kupën e Amerikës.

Lionel Messi këtë vit është një ndër kandidatët kryesore për fitimin e “Topi të Artë” pas një sezoni fantastik ku ka shënuar 73 gola në të gjitha kompeticionet.

Lajme të ngjashme

Back to top button