Balotelli “punon tokën”

Një deputet italian, Paolo Ciani, ka vendosur në faqen e tij në Facebook një fotomontazh, ku Mario Balotelli me fanellën e kombëtares duket sikur punon tokën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i medias që e kanë detyruar Cianin të sqaronte situatën. 

“Nuk është gjest racist, ju siguroj për këtë. Unë punoj me shumë jo italianë dhe me shumë njerëz me ngjyrë. Madje, po ju them se kam shumë shok futbollistin ganez të Udineses, që është edhe shumë më i zi se Balotelli. Unë e vura atë foto për t’i treguar Balotellit se duhet të marrësh ndonjë ndëshkim të tillë, pra të bësh punë të vështira dhe të kuptosh diferencën mes të qenët një yll ndërkombëtar dhe një njeri i thjeshtë që bën tifo për kombëtaren e tij. Ne italianët presim shumë prej tij dhe irritohemi kur ai bën gjeste të papjekura në fushë, apo nuk shënon atëherë kur ka mundësinë ta bëjë një gjë të tillë. Megjithatë, ju siguroj se nuk jam aspak racist”, mësohet të ketë thënë Ciani, raporton “The Sun”.

Mario Balotelli ka qenë pre e thirrjeve dhe e fyerjeve raciste në Kampionatin Europian, ku vetëm pak kohë më parë tifozët kroatë i hodhën banane në fushë.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button