Visar Ganiu nuk mban premtimin, ende nuk ka vendosur informatat në uebsajt
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu edhe pse premtoi se do kjo komunë do të jetë transparente, megjithatë ende nuk janë publikuar emrat e shefave të sektorëve dhe numrat e tyre zyrtarë që ne si gazetarë të kemi më lehtë qasjen deri në informacionin që ne kërkojmë.
Edhe gjatë intervistës së realizuar me Portalb.mk, Ganiu premtoi se ueb faqja do të plotësohet dhe se ka ekip që punon në këtë, dhe prapë pas tre muajve këto të dhëna nuk figurojnë në ueb faqe.
Redaksia jonë ka disa ditë që mundohet të merr informata për probleme të ndryshme nga kjo komunë, por nga atje nuk ka përgjigje adekuate.