Vetura zyrtare në Greqi, MPB: Dje dhe sot ka qenë në Shkup, hetohet rasti

Në lidhje me rastin ku në rrugët e Greqisë është parë veturë zyrtare e Ministrisë për Punë të Brendshme e Maqedonisë duke shkuar në pushime, nga kjo e fundit kanë reaguar duke thënë se automjeti “Renga Rover Discoveri Sport”  dje dhe sot ka qenë në Shkup dhe se për të njëjtën janë duke u kryer vlerësime, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me shkrimet për veturën zyrtare të MPB-së ju informojmë se vetura e përmendur është në pronësi të MPB-së dhe udhëhiqet nga personi i autorizuar, i punësuar në MPB. Vetura dje dhe sot është në Shkup. Pas vlerësimit të situatës, do ta njoftojmë opinionin dhe do të ndërmerren masat adekuate”, njoftojnë për MIA nga MPB-ja.

Veturë zyrtare e MPB-së në rrugë të Greqisë për pushime (VIDEO)

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button