Shqipëri, në furgonët e fshehur mes shkurreve gjendet 1.5 ton kanabis

Afërsisht 1.5 ton kanabis është sekuestruar brenda dy furgonëve të fshehur në shkurre, në një zonë pyjore në Memaliaj afër fshatit Leshnje.

Gjatë aksionit policor të quajtur “ Vjosa” përveç lëndëve narkotike janë sekuestruar edhe armë zjarri, sipas Top Channel.

“Si rezultat, në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa janë konstatuar të fshehur dhe të mbyllur me celësa dy furgona të bardhë të markës ‘Mercedes Benz’ me targa të falsifikuara. Gjatë kontrollit grupi hetimor konstatoi se në brendësi të furgonave kishte pako me lëndë narkotike dhe armë zjarri dhe konkretisht: 16 armë zjarri (1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu) dhe 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, prodhuar më herët, një pjesë e ngurtësuar drejt dekompozimit”, thotë policia.

Kontrolli i ushtruar nga ana e policisë në atë zonë ka bërë që personat që disponojnë lëndë narkotike dhe armë zjarri, t’i  fshehin ato në pyll.

Materialet e gjetura do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkallës së Parë në Gjirokastër për hetim të mëtejshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button