Kryeministri në fjalimin e tij në Pelincë mesazh banorëve: rrethoni “PO” në letër!

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Pelincë për festën e 2 Gushtit, i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë në referendumin më 30 shtator dhe të rrethojnë “PO” në letrën.

“Ju bëj thirrje të tregoni po me dinjitet që t’i kapim mundësit që i jep BE. Të themi PO për NATO, për identitet maqedonas të konfirmuar, kulturë dhe gjuhë. Është koha që Maqedonia të bëj historinë, kjo është mundësia jonë, përgjigjen duhet ta japim së bashku, askush nuk do të vendos në vendin tonë”, ka thënë Zaev.

Ai ka thënë se dita e referendumit është ditë historike dhe se në ditë të tilla nuk qëndrohet në shtëpi.

“Të tregojmë më 30 shtator se jepi popull që e njeh historinë, popull i mësuar nga historia se nuk do t’i përsërit traumat e përjetuara. Dilni dhe zgjidhni. Zëri i popullit është përfundimtar. Jam i bindur se maqedonasit dhe të gjithë qytetarët tjerë do të zgjedhin rrugën që çon para”, ka shtuar Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button