Pogba shumë pranë Barcelonës, e duan edhe tifozët

Barcelona ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Iniestas megjithëse shumë emra janë lakuar për të ardhur në “Camp Nou”.

Së fundmi edhe mesfushori i Manchester United është një ndër objektivat e Barcelonës dhe sipas gazetës italiane Tuttosport Abidal u takua një ditë më parë me Pogban në një rezidencë në Beverly Hills, zona ekskluzive e Los Angéles për të bindur francezin të vij te Barcelona.

Gjithashtu për këtë çështje “MundoDeportivo” ka thelluar analizën dhe ka realizuar një sondazh për të parë sesa mendonin njerëzit që i duheshin ofruar Pogbas? Dhe 53,74% e tyre mendonin se shifrat duhet të ishin ndërmjet 100- 120 milion eurosh.

Nga ana tjetër edhe vetë Pogba ka shprehur dëshirën për tu larguar nga United dhe kjo është një favor i madh për Barcelonën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button