Zaev: Marrëveshja me Greqinë kalon si e si, me ose pa cenzus për referendum

Censusi është aspekt kyç për zbatimin e referendumit të suksesshëm për Marrëveshjen e Prespës. Pas pozitës së paqartë të VMRO-DPMNE-së opozitare për prononcimin plebishite, kryeministri Zoran Zaev edhe njëherë porositi se është i bindur në plotësimin e censusit, sepse nuk ka alternativë për atë. Megjithatë, në rast se nuk ka census për referendumin e ardhshëm të marrëveshjes për emrin theksoi se vendimin do ta sjellin institucionet.

“Nëse qytetarët nuk sjellin vendim më tutje vazhdojnë institucionet. Nga ai aspekt, nuk paragjykoj se si do të votojë Parlamenti. Të gjithë 120 deputetët mund të votojnë për ose kundër. Ai është proces të cilin duhet ta ndjekim”, tha Zaev, duke shtuar se është i bindur që shumica më e madhe do të votojnë “për”, sepse nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë me Greqinë.

Ai nënvizoi se për referendumin përgjegjësi të barabartë ka ai personalisht si kryeministër, lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski, por edhe të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button