Negociatat Kosovë-Serbi, Edita Tahiri jashtë procesit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk do të jetë më në tryezën e bisedimeve për gjetjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kryenegociatorja kosovare është lënë jashtë këtij procesi nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. 

Sipas mediave kosovare vendimi është marrë të enjten, pas takimeve që u zhvilluan me negociatorin e BE-së për lehtësimin e dialogut teknik, Robert Cooper. Mësohet se së shpejti do të përfundojë dialogu teknik me Serbinë dhe do të nisë ai politik. Në procesin e ri, Edita Tahiri nuk do të jetë më përfaqësuese e Kosovës.

Mësohet se Cooper, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur ekskluzivisht vetëm për dialogun teknik, pasi që edhe vetë ai nuk është e sigurt nëse do të ndërmjetësojë procesin më të avancuar të bisedimeve, që do të bëhet ndërmjet dy të besuarve të dy kryeministrave të Kosovës dhe atij të Serbisë. Pritet që dialogu politik të nisë vetëm pasi të zgjidhet qeveria e re, kryeministër i së cilës, pritet të jetë ish-presidenti Boris Tadiç./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button