Cana më në fund gjen femrën e ëndrrave të tij

Futbollisti i njohur Lorik Cana, i cili gjithmonë është në ‘’shënjestër’’ të femrave, është parë i shoqëruar në Prishtinë me një vajzë me emrin Dardane Buxhovi.

Këto ditë ai është parë të argëtohet në disa klube të ndryshme të Prishtinës në shoqëri me femra shumë të bukura, ndërsa INA raporton se Loriku ka filluar njëlidhje dashurie me Dardana Buxhovin, vajzën e muzikantit Vllaznim Buxhovi.

“Lorik Cana dhe Dardana Buxhovi janë në lidhje bashkë, kjo është vajza e muzikantit Vllaznim Buxhovi, i cili është udhëheqës i orkestrës të këngëtarit Shkëlzen Jetishit dhe kanë lidhje të ngushta familjare”, ka pohuar një burim i ngushtë i familjes Cana, shkruan INA.
Lorik Cana kohë më parë kishte deklaruar se është në lidhje me një vajzë nga Italia, ndërsa sipas burimit, kjo lidhje është e sajuar.

“Atë lidhje në Itali me siguri e ka për reklamë, ama me këtë vajzën në Kosovë familja e Lorikut gjithmonë ka pasur dëshirë t’i bashkojnë pasi ata mendojnë se është personi i duhur që Loriku të ketë një lidhje serioze”, ka thënë burimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button