Presidenti i Gjerogjisë kritikon Rusinë

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, ka dënuar okuptimin e jashtëligjshëm nga Rusia të një pjese të territorit të shtetit të tij. Këto komente ai i bëri gjatë hapjes të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe disa anëtarë të tjerë të NATO-s, ushtrime këto që do të zgjasin dy javë.

Margvelashvili u tha pjesëmarrësve në këtë ngjarje se “sot ju po qëndroni në territorin e një shteti, ku 20 për qind e tij është e okupuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia”, njofton REL.

Rusia dhe Gjeorgjia kanë zhvilluar luftë në gusht të vitit 2008, mbi rajonin separatist gjerogian të Osetisë Jugore, ku Moska ende ka të vendosura trupat e saj. Rusia gjithashtu mbështetë edhe rajonin e Abkazisë dhe i ka njohur këto dy rajone si shtete të pavarura.

Në ushtrimet e përbashkëta ushtarake që po mbahen në Gjeorgji po marrin pjesë rreth 1300 ushtarë gjeorgjianë, 1170 nga Shtetet e Bashkuar dhe qindra ushtarë të tjerë nga vende të tjera anëtare të NATO-s. Këto ushtrime po mbahen për herë të katërt në Gjeorgji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button