Policia gjeorgjiane me gaz lotsjellës dhe topa uji shpërndau protestuesit para Parlamentit

Demonstruesit në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë hodhën kokteje molotovi dhe gurë mbi policinë mbrëmë pasi parlamenti dha mbështetjen e tij fillestare për një projektligj për “agjentët e huaj” që kritikët thonë se është një hap drejt autoritarizmit, transmeton Portalb.mk.

Policia në qendër të kryeqytetit Tbilisi përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, të cilët kanë frikë se projektligji mund të dëmtojë shpresat e vendit të jugkaukazian për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë do të duhet të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Ligji, i mbështetur nga partia qeverisëse “Ëndrra gjeorgjiane”, do t’u kërkonte të gjitha organizatave që marrin më shumë se 20 përqind të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si “agjentë të huaj” ose të përballen me gjoba të konsiderueshme.

Kritikët dhe opozita e krahasojnë projekt-ligjin me një ligj rus të vitit 2012, i cili që atëherë ka zgjeruar fushën e tij dhe është përdorur për të shtypur shoqërinë e pavarur civile dhe median.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e cila dëshiron të vërë veton ndaj projektligjit nëse është në tryezën e saj, ka thënë se mban anën e protestuesve, por autorët e tij thonë se është e nevojshme për të arritur transparencë në punën e subjekteve të financuara nga përfaqësues të shteteve të huaja. Parlamenti mund të anashkalojë veton presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button