Edhe Talat Xhaferi ftoi qytetarët që të dalin në referendum, pret rezultat pozitiv (VIDEO)
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, duke treguar përkushtimin e tij për të kontribuuar në mbarëvajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, është shprehur optimist se rezultati i të njëjtit do të jetë pozitiv, raporton Portalb.mk.
“Pritshmëritë e mija janë se rezultatet përfundimtare të jenë pozitive, kundrejt asaj që është edhe vullnet i qytetarëve të Maqedonisë, për faktin se, interes parësor është interesi i qytetarëve dhe i shtetit, dhe jo interesi i partive politike, apo institucioneve tjera të cilat janë të kyçura në procesin e organizimit dhe mbarëvajtjes së punës së referendumit”, tha Xhaeri.
- LEXO: Kuvendi i Maqedonisë e shpalli referendumin, mbahet më 30 shtator
- LEXO: Fushata e referendumit për emrin në Maqedoni do të fillojë me 10 shtator
- LEXO: Han i fton qytetarët e Maqedonisë të dalin të votojnë në referendumin për emrin
Për referendumin sot është deklaruar edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ndër të tjerash ka thënë se “patriotët e vërtetë të Maqedonisë duhet të dalin të votojnë në referendum me 30 shtator”.
Thirrje për dalje në referendum ka bërë edhe eurokomesari për zgjerim, Johanes Han.
Përndryshe, dje Kuvendi i Maqedonisë, me 68 vota “për” ka vendosur që referendumi për marrëveshjen me Greqinë të mbahet më 30 shtator, kurse fushata do të nis më 10 shtator.
Zaev: Patriotët e vërtetë të vendit të dalin të votojnë në referendum me 30 shtator (VIDEO)