Gënjeshtrat e juaja nuk e fitojnë dot të vërtetën tonë

Është tepër e vështirë, nëse jo krejtësisht e pamundur, që në këto rrethana në të cilat ndodhet vendi dhe në veçanti shqiptarët në Maqedoni dhe jo vetëm në Maqedoni, që edhe Ne të bëhemi pjesë e intrigave tuaja të modelit ’’Sputnik’’,por për hir të së vërtetës jemi te detyruar të ju reagojmë planeve të juaja ogurzeza, për të mos menduar Ju se jeni në epërsi ndaj të vërtetës tonë.

Ne jemi të vetëdijshëm për veprimtarin tonë por si duket ju historinë e kombit e njihni vetëm nga autorët me kombësi jo shqiptare. Beteja në mes kombit shqiptarë dhe rrymave si soji juaj nuk është e sodit, ajo daton shumë shekuj më herët. Prandaj, është mirë që ti thirrni mendjes dhe të ndaleni së punuari kundër kombit që nuk zhduket respektivisht shqiptarët janë shqiptarë dhe kurrë nuk do të bëhen shqiptarë siç dëshironi ti bëni ju. Herë vrapuat tek Agallarët e herë tek Gazdallarët por ju fort të parespektuar fetar-tregtar dhe intelektual-dinak duhet ta kuptoni një gjë se gjërat kanë ndryshuar, nëse për frymëzim e merrni suksesin që keni arritur ta humbni identitetin boshnjak në Bosnje, dijeni mirë se ai frymëzim i atjeshëm do t’ua zë frymën tek shqiptarët e këtushëm.

Ne e dimë që shqiptarët në Maqedoni nga vitit 1993/94,kanë vuajtur shumë ama shumë nga fetarët-tuxharë, nga fetarët-munafik dhe nga fetarët-pa identitet. Mirëpo, vuajtjet e shqiptarëve nuk do të kishin përmasa kaq kolosale nëse fetarëve të pa fe nuk do i bashkëngjiteshin dhe bashkëvepronin me intelektual-autodidakt, me intelektual të joshur nga librat e historisë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe nga intelektual dinak të cilat në vazhdimësi kritikojnë, fyejnë, etiketojnë njerëzit por që në jetën private punësohen ku të duan dhe sa herë të duan ndërrojnë pozita pa mos me ju future një therë në këmbë edhe atë gjatë çdo regjimi apo sistemi apo qeverie.

Për tre vite rresht nuk latë fyerje pa përdorur, nuk latë metodë pa përdorur që ti pengoni rrugët e së vërtetës. Tregoni shqiptarëve pse jeni tërbuar kaq shumë në momentin që e vërteta po afron? Pse jeni mbledhur rreth një çatie të gjithë patriotët e kamufluar?
Nën butonin e kujt jeni?
Si ka mundësi tre vite propagandë dhe gënjeshtra me të gjitha mediat dhe portalet e juaja tani po ju kthehet bumerg në fytyrë?
Ku e keni sot Kryetarin e partisë që e zgjodhët?
Sot çka është kryetar partie, nënkryetar diku tjetër apo nuk e dini as vetë?
Ku e keni sot Këshillit opozitar?
Ku ngeli Rilindja me Besë?
Po, Aleanca me Besë?
Ne, të vërtetën e dimë prandaj dhe punojmë që këtë të vërtet ta nxjerrim në sipërfaqe para popullit para se ju të largoheni si heronj nga veprimtaria e juaj e kamufluar.
Prandaj për të fshehur të kaluarën tuaj dhe hipotekat e burimeve financiare në rrugë via-ignatia nga Lindja e deri në Beograd-Sarajev-Shkup, ndaloni së provokuari përplasjen shqiptaro-shqiptare. Faturat do i paguani Ju dhe vetëm Ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button