Kryeministri Zaev: Referendumi do të jetë konsultativ, pyetja është e njëjta

Në prag të caktimit të seancës për shpalljen e referendumit për emrin e Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev nga Kumanova ka deklaruar se referendumi do të jetë konsultativ dhe do të mbahet më 30 shtator, njofton Portalb.mk.

“E di se referendumi do të jetë konsultativ. Sërish e shfrytëzoj rastin që ta ftoj opozitën që të përfshihet, dhe t’i ftojë qytetarët që të dalin masovikisht që të tregojnë qëndrimin e tyre. E dini se ky është vendim historik, jo vetëm se del nga referendumi, por për shkak se nëpërmjet tij definohet ardhmëria e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Zaev ka deklaruar se pyetja është ajo që tashmë është publikuar: “A jeni për hyrje në NATO dhe BE me përkrahje të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

http://portalb.mk/544643-iniciativa-per-seancen-e-referendumit-eshte-nenshkruar-nga-lsdm-bdi-dhe-besa-pasdite-dorezimi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button