Ndërroi jetë regjisori, Bekim Lumi

Regjisori nga Kosova, Bekim Lumi ka ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

Lajmin e vdekjes së regjisorit Lumi e ka bërë të ditur edhe kolegu i tij nga Kosova, Jeton Neziraj.

Përndryshe, Lumi ka një kohë që vuan nga sëmundja e kancerit, ku edhe pas përpjekjeve të shumta ai nuk arriti t’i bëjë ballë.

Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, para një muaji, Lumi hedhi në skenë shfaqjen e tij, e cila për fat të keq të artdshësve, do të jetë edhe e fundit.

Shfaqja u titullua “Arturo Ui” dhe erdhi për nder të 20-vjetorit të krijimtarisë së Lumit dhe 120-vjetorin e lindjes së autorit të shfaqjes, Bertolt Brecht. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, regjisori Lumi nuk ishte i pranishëm as në premierën e kësaj shfaqjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button