Detaje nga vrasja e 22-vjeçarit në Gjilan, dy vëllëzër të implikuar në vrasje

Mbrëmë, Fatlind Arifi 22-vjeçar u qëllua me armë zjarri në gjoks në vendin e quajtur “Te Lapidari’’ në fshatin Bresalc të Gjilanit. Dyshohet se kjo vrasje u krye nga 26-vjeçari Liridon Uruqi, raporton Gazeta Express. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se të dyshuarit mbrëmë i është konfiskuar vetura e tipit Mercedes në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa para disa minutave policia ka arritur ta arrestojë edhe Uruqin.
Por, për këtë rast policia ka arrestuar edhe vëllain e Uruqit, SH.U, pasi besohet se i njëjti është involvuar në këtë vrasje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në orën 23:45. Fatlind Arifi ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë, ai ishte djali i vetëm në familje.

“Në repartin e emergjencës viktima F.A (1996), shqiptar shtetas i Kosovës ishte sjellë i plagosur në gjoks nga arma e zjarrit, personeli mjekësor edhe përkundër ndihmës së parë mjekësore kanë mundur vetem të konstatojn se viktima ishte pa shenja jete”, tha Ismet Hashani nga policia e Gjilanit për Gazetën Express.

Liridon Uruqi emër i njohur për Policinë e Kosovës për shkak të kaluarës së tij problematike dyshohet se ka kryer vrasjen e Fatlind Arifit dhe është në kërkim të policisë.

“Lidhur me këtë ngajrje janë ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore , si intervistat me dëshmitarë si dhe është kërkuar edhe i dyshuari Kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjtit nuk është gjetur aty. Në oborrin e shtëpisë së tij është sekuestruar automjeti i llojit Mercedez ngjyrë hiri 05, të cilin e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari”, tha më tej policia.

Për këta rast policia ka arrestuar, vëllanë e të dyshairit, SH.U pasi besohet se në këtë ngjarje është involvuar edhe ai.

“Lidhur me këtë ngjarje , është arrestuar Sh. U. , vëllai i të dyshuarit qe besohet të jet i involvuar ne kët veper të rend penale. Per momentin nuk dihen motivet e kesaj ngjarje të rende. Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë në vazhdim”, tha një burim brenda Policisë së Kosovës.

“Njesitet e hetimeve rajonale iu janë përgjigjur rastit, dhe bashk me prokurorin e shtetit kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes”, përfundoi policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button