U gjuajt me armë zjarri kombi që po transportonte paratë e bankave në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një kombi që po transportonte paratë e një banke ka rënë pre e të shtënave me armë në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë, raporton Koha.net.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, thuhet në njoftim.

Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button