Transporti i organizuar në relacionin Kumanovë – Gjilan, çmimi i biletës pritet të jetë 4 euro

Avni Hajrullahu nga “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan dhe “QAG Tours” nga Kumanova sqarojnë se ka interes për transport të organizuar nga Gjilani në Kumanovë, dhe anasjelltas, përmes pikës së re kufitare në Stançiq.

Kjo pikë kufitare lidh Karadakun e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me kërkesat e kompanive për organizimin e transportit ndërmjet këtyre dy qyteteve, duhet të vendosin ministritë e transportit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kompania nga Maqedonia Veriore duhet të ketë një partner në Kosovë dhe duhet të jenë të licencuar dhe që u lejohet bartja e udhëtarëve jashtë kufijve. Këto kompani duhet të bëjnë një marrëveshje dhe e dërgojnë në Ministri”, deklaroi Hajrullahu për Koha.net.

Ai sqaroi se kjo marrëveshje duhet të pranohet nga dy ministritë, ndërsa kompania “QAG Tours” nga Kumanova sqaroi se janë në pritje të rregullimit të dokumentacioneve.

“Kostoja e biletës do të jetë 4 euro për një person për një drejtim. Besojmë që kjo linjë do të jetë profitabile për ne si kompani. Mirëpo edhe ata që udhëtojnë bileta nuk është e shtrenjtë”, deklarojnë nga kompania, duke sqaruar se do të fillojnë posa të rregullohet dokumentacioni, pasi kanë lidhur partneritet me kompani nga Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button