Pjanic: Të pavërteta spekulimet për largimin tim

Miralem Pjanic ka konfirmuar se është shumë i lumtur te Juventusi, duke i quajtur të pavërteta spekulimet që e lidhin atë me një largim nga gjiganti italian.

Mesfushori boshnjak ka marrë vëmendjen e Barcelonës dhe Manchester Cityt, klube të cilat raportohet se kanë shprehur interesim për të në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.

“Kam dëgjuar shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Jam i qetë. Po përgatitem për sezonin e ri. Kjo është më e rëndësishmja aktualisht. Jam i lumtur me atë se çfarë po bëj këtu. Jam i qetë dhe nuk shqetësohem se çka po shkruajnë”, është shprehur Pjanic për ESPN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button