Njihuni me bebin shqiptar, vetëm 8-muajsh, që zhytet dhe noton

Nëse keni menduar se çfarë s`ju kanë parë sytë, prisni, se ka akoma! Një fëmijë vetëm 8-muajsh që zhytet në ujë dhe noton, e kishit imagjinuar? Në “Edicionin veror” në ABC News, jemi njohur me Francis, i cili është vetëm 8-muajsh dhe mund të qëndrojë në ujë, të zhytet dhe të dalë nga rreziku nëse është nevoja, përcjell Classlifestyle.

E ëma e Francis, Fixhi, ka treguar për “Edicionin veror” se i biri ka filluar të marrë leksione noti që kur ishte 3-javësh. “Nëse shikojmë në Youtube, ka plot video bebesh që i lëshojnë në ujë. Shtysa e parë në fakt, ka qenë im shoq. Kur lindi djali tha se do ishte mirë ta mësonim me not. Mora edhe një trajnim personal, sesi të trajnosh bebet në ujë,” –është shprehur Fixhi.

Ndërsa të gjithëve na erdhi në mendje imazhi i albumit “Nevermind” i grupit të famshëm Nirvana.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button