Alves: Momenti i duhur që Neymar të transferohet te Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves ka thënë se tani është pikërisht momenti më i duhur që ylli i Santos, Neymar të transferohet te Blaugranët, të cilët janë në kërkim të sulmuesit për një kohë të gjatë.

“Ai duhet të shkojë në Europë, për hir të Seleçaos dhe shtetit të tij. Brazili tani është shumë i vogël për të. Ai në Europë do të mësoj gjërat që si ka parë në Brazil. Ai është lojtar i shkëlqyer, por këtu ai do të përmirësohet edhe më shumë dhe kundërshtarët do e respektojnë atë”.

“Në Barcelonë, Neymari do të përmirësohej shumë. Profili i tij do të jetë perfekt. Është momenti i duhur që ai të transferohet këtu”, tha Alves. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button