Delegacioni qeveritar në forum në Shën Petersburg

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot dhe nesër në Shën Petersburg do t’i prezantojë kushtet e volitshme për hapje dhe udhëheqje të biznesit në forumin të cilin e organizon Oda tregtare – industriale e qytetit.

Në këtë forum prestigjioz, tradicionalisht do të marrin pjesë ekspertë ekonomik me renome, analistë, biznesmenë dhe politikanë.

Në Shën Petersburg në kuadër të vizitës disaditëshe në Federatën Ruse, ekipi qeveritar do të ketë takime me ekipet menaxherike të kompanisë “Gazprom”, veprimtaria e së cilës është prodhimi i gazit natyror,  “Strojtransgas”.

Kryeministri Gruevski në Shën Petersburg solemnisht do ta hap Konsullatën e nderit të Republikës së Maqedonisë dhe do të takohet me guvernatorin e rajonit të Leningradit, Aleksandar Drozdenko. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button