U lëshua në përdorim korsia për biçikleta në rr.”Brigada e Dytë Maqedonase” në Çair

Në koordinim me Qytetin e Shkupit Komuna e Çairit ka përpiluar planin për krijimin e rrjetit minimal të korsive të dedikuara për biçikleta edhe në Çair. Për këtë qëllim Qyteti i Shkupit ka realizuar investimin në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase”. Mbarimin e punimeve në këtë rrugë sot e inspektuan kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu me drejtorin e N.P ”Rrugët dhe rrugicat – Shkup” –  Senad Smailoviq.

Ndër tjerash kreu i Komunës, Visar Ganiu theksoi: Me ndërtimin e këtij segmenti, do të vijojnë më pas edhe me rrugët dhe bulevardet e tjera të Çairit ku do të mundësohet krijimi i një aksi qëndror i korsive për biçikleta që do të lidh Çairin me pjesët e tjera të qytetit.

Mes tjerash Komuna e Çairit i informon qytetarët e saj se do të kompensojë shpenzimet e 50 qytetarëve të parë të cilët do të blejnë biçikletë edhe atë me vlerë deri në 50 përqind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000,00 denarë për person, duke përfshirë këtu edhe tatimin e vlerës së shtuar, sipas parimit “ai që vjen pari, do të shërbehet i pari”, ndërsa kusht për marrjen e kompensimit është që qytetari të jetë banor i Komunës së Çairit.

Nuk do të ketë më pengesë për askënd që të përdorë sa më shumë biçikletën si mjet lëvizje, jo vetëm si një mjet ekologjik, por edhe si një mënyrë për të mbajtur një fizik të shëndetshëm dhe për të realizuar obligimet ditore duke arritur më shpejtë në destinacionin e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button