Takimi Zaev – Dançila: Rumania do të jetë përkrahëse teknike e Maqedonisë për në BE

Kryeministrja Rumanisë, Viorika Dançila,  e cila ishte në vizitë zyrtare sot në Maqedoni pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev  tha se që nga janari i vitit 2019 Rumani do ta kryesojë presidencën e BE-së dhe se Rumania do të jetë përkrahës i Maqedonisë për në BE, transmeton Portalb.mk.

“Në janar të vitit 2019 Rumania do ta marrë presidencën e BE-së dhe mund të na konsideroni si përkrahëse në aspektin teknik. E kam ftuar kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrat të vijnë në vizitë zyrtare që të flasim për bashkëpunimin në më shumë fusha siç janë, bujqësia, turizmi, arsimi dhe kultura”, tha kryeministrja rumune Dançila.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se takimi i sotëm me kryeministren e Rumanisë ishte shumë i rëndësishëm pasi që Rumania do ta kryesojë presidencën e BE-së në kohën kur Maqedonia do t’i fillojë negociatat me BE-në.

“Pres vlerësim të drejtë sipas shërbimeve individuale dhe e presim vendin e merituar në BE dhe NATO.  Për atë shumë është i rëndësishëm takimi ynë sepse Rumania nga 1 janari i vitit 2019 do ta marrë përsipër presidencën e BE-së dhe do të kryesojë në muajt kur Republika e Maqedonisë do t’i fillojë negociatat me BE-në. Ato janë muaj kur duhet t’i kryejmë reformat e brendshme dhe ta rrumbullakojmë marrëveshjen me Greqinë”, i tha kryeministri Zoran Zaev kryeministres rumune e cila ishte sot në vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në ndërkohë, ai porositi se të dy vendet në plan bilateral kanë potencial të lartë për zhvillim të marrëdhënieve ekonomike dhe i tha Dançiles që kur të kthehet në Rumani të dërgojë porosi të bashkësitë e biznesit dhe te të gjithë të interesuarit se dyert për bashkëpunim janë të hapura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button