Tubim në Tiranë kundër gjakmarrjes

Qindra qytetarë morën pjesë në tubimin homazh të organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile kundër fenomenit të gjakmarrjes.

Të pranishmit mbanin në duar foto të Marias, 17-vjeçares e ekzekutuar në emër të Kanunit së bashku me gjyshin e saj 70-vjeçar, pak ditë më parë në Dukagjin.

Qytetarët vendosën tufa me lule dhe ndezën qirinj pranë foto-homazhit të Marias, ndërsa organizatorë të lëvizje apeluan për ndërgjegjësim të shoqërisë dhe strukturave shtetërore për ndaljen e fenomenit të dalë duarsh prej ligjeve dhe vetë Kanunit.

Pjesë e tubimit mes qytetarëve ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Aleksander Arvizu.

Fenomeni i gjakmarrjes, u trajtua gjerësisht edhe nga emisioni Fiks Fare. Mbrëmjen e së mërkurës, Fiksi solli pamjet e ngujimit të familjeve në Lezhë dhe Shkodër dhe “reagimet” e çuditshme të strukturave lokale, deri në deklarata të tipit “ata kanë problemet e tyre”.
Fiks Fare u soll historia e një familjeje të ngujuar prej dy vjetësh e gjysmë në Kalivaç të Lezhës. Familja kërkoi ndihmën e shtetit përpara se të ndodhë një krim i mundshëm për gjakmarrje.
Arsimtarët në Dukagjin të Shkodrës thanë për gazetaren e Fiksit se mbi 120 familje janë të ngujuara për shkak të gjakmarrjes dhe dhjetëra fëmijë kanë braktisur shkollën.

“Situata është alarmante dhe thirrjet kundër gjakmarrjes bien në vesh të shurdhër”, thotë mësuesja e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka të evidentuara 200 familje në hasmëri për qarkun e Shkodrës, Pukës dhe Malësisë se Madhe, prej te cilave rezultojnë, sipas Zyrës së Informacionit të Përpunimit Kriminal, 116 persona te ngujuar.

Për here të parë, Policia e Shtetit prodhon nje dokument zyrtar, te tille për të treguar situaten qe vjen si pasoje e konflikteve dhe gjakmarrjes.

Ky dokument sipas informacioneve te mbledhura ne rruge operative nga agjentet e policise kriminale, evidentojne se per qarkun e Shkodres ndodhen te ngujuara 48 familje, me 116 pjesetare, prej te cileve 21 femije nuk shkojne ne shkolle per shkak te ngujimit, ndersa dy te rinj kane nderprere studimet e larta, po per shkak te gjakmarrjes.

Ajo qe vihet re nga databaza e Policise se Shtetit eshte se per Qarkun e Pukes jane 47 familje ne hasmeri, prej te cilave asnjera prej tyre nuk eshte evidentuar si e ngujuar, nderkohe qe pjesa me e madhe e ketyre hasmerive rezultojne neper komuna. Ne dokumentin që Top Channel disponon, evidentohen te dhenat familjare te te dyja familjeve, qe jane ne gjakmarrje si e familjes se ngujuar edhe e familjes tjeter, mosha e meshkujve te ngujuar, vitet kur ka nisur gjakmarrja dhe shkaku, se perse secila prej familjeve perkatese ndodhet ne gjakmarrje.

Ne vend te pare sipas analizave te policise ndodhet rrethi i Shkodres me 122 familje ne hasmeri dhe te gjithe femijet e ngujuar, qe nuk shkojne ne shkolle janë në këtë qark, se bashku me dy studentet qe kane nderpere shkollen ndodhen ne kete rreth.

Tre vjet me pare organizata Forumi i Mendimit te Lire, me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane, prodhoi databazen e pare per familjet e ngujuara, duke konkluduar se ne qarkun e Shkodres ishin te ngujuara 84 familje. Ne databazen e prodhuar nga policia numri eshte me i ulet, por ajo qe bie ne sy eshte nje numer i konsiderueshem familjesh, qe kane hyre ne ngujim ne vitin 2010.

Lajme të ngjashme

Back to top button