Gazsjellësi do të kalojë nëpërmjet Vodnos, aktivistët kërkojnë të publikohet vendimi i Qeverisë

Në lidhje me deklaratën e djeshme ku u tha se gazsjellësi që do të përfundojë në Ohër, do të kalojë nëpërmjet Vodnos, kanë reaguar aktivistët për mbrojtjen e Vodnos duke kërkuar që Qeveria e Maqedonisë të publikojë vendimin për rrjetin e gazsjellësit në fjalë, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi zyrtar i fundit i Qeverisë që u plasua në opinion më 27 mars ku e obligon Ministrinë për Transport dhe Lidhje, Qytetin e Shkupit dhe Resurset Energjetike të Maqedonisë të gjejnë zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme sa i takon ndërtimit të gazsjellësit rajonal Shkup – Tetovë – Gostivar në Vodno”, thonë aktivistët për mbrojtjen e Vodnos.

Drejtori për Resurset Energjetike të Maqedonisë (REM), Bajram Rexhepi për MIA tha se duhet të jetë e qartë se përveç prerjes së një sasie të drunjve, në Vodno nuk do të ketë asnjë ndikim tjetër negativ ndaj mjedisit jetësor, sepse tubacioni do të jetë mbi një metër nën tokë dhe për disa muaj nuk do të shihet vendi ku kalon gazsjellësi.

“Kjo dëshmohet dhe mund ta shihni nëse vizitoni akse tashmë të ndërtuara ku në vendin e ngjarjes mund të bindeni se asgjë nuk shihet nëse nuk llogariten shenjat që ne i vendosim që ta shënojmë trasenë”, ka thënë Rexhepi.

Sërish aktivistët thonë se gazsjellësi nuk duhet të kalojë në Vodno, sepse si park nacional, ka status të mbrojtur nga Kuvendi i Qytetit të Shkupit që është miratuar në vitin 1976, kurse i verifikuar në vitin 1991.

Përndryshe, dje u njoftua se rrjeti i ri i gazsjellësit që duhet të përfundojë në Ohër do të vazhdojë të ndërtohet, pasi që sipas vlerësimeve të bëra në teren, Vodno nuk do të dëmtohet nga ky gazsjellës.

Vlerësimet janë bërë në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë dhe një grupi të organizatave joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button