Me vendim të UEFA-s gjobitet Federata Angleze me 5 mijë euro

Federata Angleze e Futbollit është gjobitur nga UEFA me 5 mijë euro, për shkak se tifozët tentuan të pushtonin fushën gjatë ndeshjes Angli – Suedi (0-2).

Në ndeshjen e së premtes mbrëma në Kiev, tifozët anglezë bën disa veprime të pakontrolluar duke tentuar të futeshin me dhunë në fushë, pasi siç duket nuk e kanë pranuar dot humbjen e kombëtares së tyre përballë Suedisë.

UEFA e ka marrë këtë vendim vetëm pasi ka hetuar të gjithë dosjen dhe nuk ka vonuar që lajmin ta bëjë publik për mediat.

Anglia ka 24 orë kohë për të apeluar para se të merret vendimi përfundimtar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button