Kosovë, Aleanca e Gruas shënoi 12-vjetorin e themelimit

Aleanca e Gruas së Kosovës ka shënuar përvjetorin e 12 të themelimit të saj. Kryetarja e grave të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në institucione, duke thënë se tani ka më shumë gra pjesëmarrëse në të gjitha fushat për të krijuar përvoja dhe për të marrë vendime për të mirën e vendit. 

“Duke e ditur që barazia gjinore është zhvillimi i një vendi, ne jemi partia e parë që kemi gra pjesëmarrëse në të gjitha pozitat e partisë”, ka thënë ajo. 

Ndërsa një mbështetje të mirë ua ka dhënë edhe gruaja më e rëndësishme e vendit tonë , presidentja Atifete Jahjaga. Ajo tha se është përmirësuar dukshëm pozita e gruas në shoqërinë tonë. “Ne nuk jemi të kënaqura me kaq dhe me pjesëmarrjen e gruas në institucione me vetëm 30 për qind, sepse kërkojmë barazi të plotë në shoqëri”, ka thënë Jahjaga. 

Në shënimin e këtij përvjetori kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të AAK-së, deputetë, kryetarë komunash, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqia, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ian Cliff dhe përfaqësues të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button