Eleni Foureira nderohet me mirënjohje nga Erion Veliaj

Mbrëmë, këngëtarja e njohur, Eleni Foureira ka mbajtur një koncert madhështor në Tiranë.

Bukuroshja nga Fieri, muaj më parë kishte njoftuar se do jetë e pranishme në një koncert në Shqipëri, me 25 korrik, njofton Telegrafi.com.

Ndonëse nuk është publikuar ende ndonjë fotografi apo video nga koncerti i lartpërmendur Eleni me siguri që ka ‘ndezur’ atmosferën në vendin e saj.

Megjithatë, 31 vjeçarja është nderuar me mirënjohje nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndau një foto me ndjekësit në Instagram.

“Foto e ditës”, është përshkrimi i Veliajt që ia ka bashkangjitur imazhit.

Ndryshe, Eleni në Festivalin Evropian të këngës e përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, ndërsa ishte shumë pranë që ta fitonte garën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button