Zaev: Kryetari i Komunës së Novo Sellos është mik i imi, por duhet të jep përgjegjësi për veprën

Avokati Vane Andreev është një ndër avokatët që më ka përfaqësuar mua, ai tani e përfaqëson edhe ish-kryetarin e Komunës së Novo Sellës dhe është vendim i tij sepse ai është avokat privat, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran zaev në pyetjen e deputetit, Vllatko Gjorçev, transmeton Portalb.mk.

Zaev e komentoi edhe lartësinë e dënimit me burg që gjykata ia caktoi Boro Stojçevit, pasi më parë prokuroria bëri rikualifikim të veprës penale, nga “trafikim” në “mall të paparaqitur”.

“Dënimi me burg për veprën e tillë, për 35 mijë euro, është nga gjashtë muaj deri në tre vjet burg. Gjashtë muaj është praktika gjyqësore ose dënimi me kusht. Kryetari i Komunës së Novo Sellës është miku im, afër tij kam qëndruar në fushatë. Çdokush që ka gabuar do të përgjigjet. Çdokush duhet të përgjigjet për të dhënë shembull, vetëm kështu do ta ulim korrupsionin e vendit”, tha Zaev.

Prokuroria ngrit padi për kryetarin e Novo Sellës, e akuzon për trafikim të cigareve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button