AAK e Ramush Haradinajt me 12 nënkryetarë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re.

Ajo çka bën shumë përshtypje është se partia që do të vazhdojë të drejtohet nga Ramush Haradinaj, si kryetar, mban primatin për numrin e nënkryetarëve.

AAK do t’i ketë hiç me pak se 12 nënkryetarë nga 32 anëtarë të kryesisë sa janë gjithsej, njofton Klan Kosova.

Postin e nënkryetarit në këtë subjekt do ta mbajnë Ardian Gjini, Ahmet Isufi, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi, Blerim Kuçi, Ali Berisha, Teuta Haxhiu, Muharrem Nitaj, Smajl Latifi, Magbule Shkodra, Time Kadrijaj dhe Diellza Hoti.

Posti i Blerim Kuçit si Sekretar i Përgjithshëm tash i është besuar Besnik Tahirit. Ndërsa Donika Kadaj-Bujupi, që u rikthye në AAK, pas largimit nga Vetëvendosja, ka marrë pozitën e Sekretares Organizative.

Përbërja e Kryesisë së AAK-së, bazuar në statutin e kësaj partie, do t’i propozohet Këshillit Drejtues të AAK-së për aprovim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button