Deda: Pa opozitën s’ka dialog as marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se procesi i dialogut e vulos ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Ky nuk është vetëm një proces, por përfundim i shtetndërtimit, por që pa opozitën nuk mund të bëhet”.

“Katër partitë opozitare nuk do të lëshojnë pe, sepse jemi të vetëdijshëm se ky proces e vulos ekzistencën e shtetit të Kosovës ose shkatërrimin e Kosovës. Pa përfshirje të opozitës s’ka dialog dhe marrëveshje përfundimtare nuk do të ketë”, ka thënë Deda në Info Magazine në Klan Kosova.

Deda ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi e ka treguar veten që nga viti 2011 se si negocion, prandaj edhe sipas tij, ai nuk e ka besimin dhe kredibilitetin për ta drejtuar dialogun.

Ai ka shtuar se Perëndimi nuk e do me çdo kusht Thaçin në këtë proces, dhe se ndërmjetësuesja e Federica Mogherini është kundër vijave të kuqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button