Personat që kanë përhapur gjuhë të urrejtjes për zjarrin në Greqi do të ndiqen penalisht

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas zërit të ngritur, formoi lëndë në lidhje me shkrimet e caktuara dhe komentet në rrjetet sociale, nga të cilët, përmes sistemit kompjuterik në opinion përhapen materiale ksenofobe dhe racore, transmeton Portalb.mk.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, tekstet e publikuara në rrjetet sociale kanë të bëjnë me zjarrin në afërsi të Athinës në Greqi, ku ka edhe viktima njerëzore.

Prokuroria Publike do të hetojë se a është bërë vepër penale në shkrimet dhe komentet në rrjetet sociale për të cilat duhet të ndiqen pas detyrës zyrtare.

“Do të ndërmerren veprime me qëllim të sigurimit të dëshmive në lëndë. Njëkohësisht, do të konfirmohet identiteti i personave të cilët nëpërmjet publikimit të shkrimeve dhe komenteve kanë marrë pjesë në gjuhën e urrejtjes”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski tha ka mekanizma se si do të ballafaqohet me gjuhën e urrejtjes.

“E dënojmë çdo gjuhë të urrejtjes që ndodh në rrjete sociale, që lidhet me rastet tragjike të Athinës. Maqedonia si shtet ka mekanizma se si do të ballafaqohet me gjuhën e urrejtjes”.

Tragjedia në Greqi, Qeveria e Maqedonisë ka mekanizma për ballafaqim me gjuhën e urrejtjes në rrjete sociale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button