Ministri Mançevski: I motivoj anëtarët e ASHMAA-së dhe RTM-së që të tërhiqen (VIDEO)

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot u deklarua në lidhje me procesin e shqyrtimit të amendamenteve të ligjit për Agjencinë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA), për të cilin sërish deklaroi se qëllimshëm “bllokohet nga VMRO-DPMNE-ja”, raporton Portalb.mk.

Ministri Mançevski duke motivuar tërheqjen e anëtarëve të ASHMAA-së dhe Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM), njoftoi se dje deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë kërkuar amnisti edhe për fshirjen e Nenit 165 të Kodit Penal.

“Reformat mediale dhe të gjitha reformat janë bllokuar për shkak të interesave personale. Ligji është duke u bllokuar dhe po diskutohet për çdo gjë dhe gjithçka, dhe kjo është për shkak të kërkesës për amnisti. I motivoj anëtarët e ASHMAA-së dhe RTM-së që të tërhiqen. Duhet të vazhdojmë me reformat, kemi rezultate katastrofale”, tha Mançevski.

Për shkak të kërkesës së amnistisë nga VMRO-DPMNE-ja dje nuk është mbajtur as seanca për ligjin e financimit të partive politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button