Deputeti dhe ish-ministri i Maqedonisë së Veriut tërhiqet nga politika

Në mandatin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishte ministër për administratë dhe shoqëri informatike, ndërsa nga zgjedhjet e fundit të 15 korrikut është edhe deputet në legjaslaturën e re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Damjan Mançevski sot raportoi se do të tërhiqet nga politika, transmeton Portalb.mk.

“Kam sjell vendim të tërhiqem nga politika  dhe do t’i përkushtohem përsëri profesionit tim. Shkaku për atë është se kam pranuar të angazhohem në sektorin privat, I cili nuk lidhet me asnjë angazhim politik”, deklaroi Mançevski.

Ai raportoi se përveç dorëheqjes nga funksionet publike, do të tërhiqet edhe nga funksionet partiake, si nënkryetar dhe anëtar i Këshillit Qendror.

“Vendosa të tërhiqem nga politika kur më së paku është pritur. Pas fitores dhe mandatit të ri”, deklaroi Mançevski, duke i vlerësuar sfidat e reja si beteja të rea.

“Kam pasur ofertë  të jashtëzakonshme për angazhim politik të ardhshëm, për çka falënderoj tepër, por përsëri vendosa për këtë hap”, deklaroi Mançevski.

Ai ka falënderuar gjithë bashkëpunëtorët, familjarët, sektorin qytetarë, mediat, sindikatat, bashkësinë ndërkombëtare. Ai falënderime të veçanta adresoi deri te Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinsa.

Gjithashtu në qeverinë e fundit ku kryeministër ishte Zoran Zaev, Renata Deskoska ishte ministre e arsimit dhe ministre e drejtësisë nga radhët e LSDM-së. Pas publikimit të emrave për ministra në qeverinë e re, ajo e publikoi qëndrimin e saj se do të kthehet në punën arsimore dhe profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button