Kosovë: Normalizohet gjendja në Bërnjak

Lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në pikën kufitare Bërnjak në veri të Kosovës është normalizuar sërish rreth orës mesditës së sotme ndërsa është shtuar dukshëm numri i ushtarëve në afërsi të Bërnjakut, ku KFOR-i ka ngritur shkallën e gatishmërisë në nivelin më të lartë.

Sot, forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it, kanë njoftuar përmes një komunikate se në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm, dy granata dore janë hedhur në kampin e KFOR-it në Vendkalimin Kufitar 31 në Bërnjak.

“Njëra ka shpërthyer, kurse tjetra ka mbetur e pashpërthyer në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun”, njoftuan forcat paqeruajtëse. KFOR theksoi se “një ushtar i KFOR-it ka pësuar humbje të lehtë të dëgjimit dhe por fatmirësisht nuk është raportuar ndonjë dëmtim i madh material”. Për arsye sigurie dhe për t`i ndihmuar hetimet Vendkalimi Kufitar 31 në Bërnjak mbetet i mbyllur deri në njoftimin tjetër./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button