Doganierët italianë konfiskojnë 50 kg ari në kufi me Zvicrën

Doganierët italianë kanë konfiskuar 50 kilogramë ari , të vlerësuar për një vlerë rreth 2 milionë euro, sasi të cilën një italian ka tentuar ta dërgojë në Zvicër. 
 
Ari ishte i fshehur në një automjet të një biznesmeni italian, ka njoftuar policia.

Shtetasi italian dhe vajza e tij që gjendej në veturë , akuzohen për trafikim, transmetojnë mediat italiane. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button