Izraeli e sulmon me tanke Gazën

Përkundër armëpushimit, Izraeli ka sulmuar me tanke një pikë vëzhgimi që ndodhet në kufirin e Rripit të Gazës nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se disa palestinezë mëngjesin e sotëm kaluan gardhin me tela dhe dolën në anën e Izraelit.

Më tej thuhet se palestinezët të cilët kanë kaluar në anën e Izraelit përsëri janë kthyer në Gaza ndërsa pas këtij rasti një pikë vëzhgimi që i përket Brigadave İzzeddin el-Kassam, krahu i armatosur i Hamasit është goditur nga tanket izraelite.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë nga pala palestineze në lidhje me rastin.

Në sulmet e djeshme të ushtrisë izraelite në Gaza, 4 palestinezë ranë dëshmorë ndërsa një ushtar izraelit humbi jetën si pasojë e një gjuajtjeje që pretendohet se kishte ardhur nga Gaza.

Ushtria izraelite tha se në sulmet ajrore të nisura gjatë pasdites së djeshme janë goditur 60 objektiva të cilat pretendohet se i përkasin Brigadave İzzeddin el-Kassam.

Pas rritjes së tensioneve mbrëmë me ndërmjetësim të Egjiptit dhe palës ndërkombëtare u arrit armëpushim mes Izraelit dhe lëvizjeve të rezistencës palestineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button