Mediat italiane: Benzema do të kalojë te Milani
Sipas pretendimeve të mediave italiane Karim Benzema, lojtari shumë vjeçar i Real Madridit, është dakorduar për kalimin e tij në Milan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat raportojnë se me fillimin e javës presidenti Ludovic Fattizzo, përfaqësuesit e Benzemas, trajneri Gendaro Gattuso dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli janë takuar në Malinela, qendrën sportive të Milanos.
Sipas tyre Benzema ka pranuar ofertën e Milanit, klub të cilit dje me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit së Sportit iu lejua të luajë në Evropa Ligën, pavarësisht vendimit të mëparshëm të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) për përjashtim të klubit të famshëm nga garat evropiane për shkelje të ‘fair play-it’ financiar.
Milan i ka ofruar Benzemas pagën e njëjtë si në Real, që është 9 milionë euro në vit dhe kontratë deri në vitin 2022, por Benzema ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, kështu që vendimi për kalimin e tij në Milan është në dorën e presidentit të klubit Florentino Perez.
Benzema filloi karrierën në Olympique të qytetit të lindjes Lyon. Në Real kaloi në vitin 2009 dhe që nga ajo kohë për ‘klubin e mbretërve’ ka luajtur 413 ndeshje dhe ka shënuar 192 gola. Në fanellën e kombëtares franceze ka luajtur 81 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola.